Edi Rama e nis ditën me një parashikim të fortë, ja çfarë do të kishte ndodhur me shqiptarët nëse…

Teksa ka publikuar disa pamje nga poliklinka e rindërtuar e Lushnjes, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me një parashikim të fortë.

Ai tregoi se nëse Koronavirusi do të na kishte goditur para 7 vitesh në kohën kur spitalet në vend ishin në gjendje të mjerueshme, do të kishte qenë fatale për shqiptarët.

*Të na kishte zënë Covidi me ato stalla “spitalore” që gjetëm para 7 vjetësh, sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta…”, shkruan Rama.