Edi Rama bën deklaratën e papritur për vaksinat

Në prag të nisjes së procesit të vaksinimit në vendin tonë, pak momente më parë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Kreu i shtetit Edi Rama dolën në një deklaratë për shtyp ku zbuluan detaje të rëndësishme rreth këtij procesi.

Ndër të tjera, Edi Rama habiti me deklaratën e tij duke thënë se një pjesë e tyre nuk na i ka dhuruar Greqia, sic u mësua pak ditë më parë gjatë vizitës së tij në vendin fqinj. Ja deklarata e plotë e tij:

“Pavarësisht angazhimit më covax tonin , nëse do të qëndronim në pritje te tyre do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet ende sot se sa do zgjaste kjo pritje Prandaj jemi angazhuar dhe me kanale te tjera , kontaktuam ne New York drejtpërdrejt pfizer të vështira, dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale, ne 4 vende dhe vaksinimi sot është një marrëveshje me nje nga këto vende, që nuk jam i autorizuar ta them sepse ashtu e kërkojnë.
Por meqë është e thenë se ky vend është Greqi ju them që jo, nuk është Greqia.

Sot e kemi të siguruara rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e tretë e janarit me pfizer, por qëllimi është që të rrisi ndërkohë kapacitetin vaksinues dukerritur prurjet e pfizer dhe me shprese se shpejti të hapim rrugën për astrazeneca. Dua të shpejgoj se ky është një zhvillim krejt normal ashtus i dhe në BE.

Për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet pfizer nuk ka negociata me çmimin, ka kanale ku veprohet me këmbim, pra një vend ka nevojë për më shumë doza në x koha, dhe nj tjetër garanton që ti sigurojë këto me shkëmbim dhe i kthen ne një kohë të dytë kur ka më shumë, pera si një lloj burse, por ndryshon fati që s’ka lëvizje çmimin.

Ky është një fakt i aftësisë tonë, duke shfrytëzuar kapacitet tona diplomatike. Patjetër është fakt që në një garë lypësash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë” -u shpreh ai./Source.al