Edi Rama bëhet “kumbar” në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin jepja vjehrrës

Kryeministri Edi Rama është bërë sot ‘kumbar’ i dashurisë së një çifti që sapo zyrtarizoi lidhjen.

Bëhej fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, që u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama. Teksa i dhuroi vajzës së re që po fejohej, me profesion arkitekte, një buqetë me lule, Rama pasi u fut në shtëpinë e saj u përshëndet me miqësinë e re turko-shqiptare.

Mes batutave dhe të qeshurave, kryeministri nuk kurseu që t’i jepte çiftit të ri dhe një këshillë, që mos të harronin prindërit e tyre.

Pjesë nga biseda:

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.

Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës. Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni.

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?

Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi.

Rama-nuses: Po juve?

Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.