Edi Rama apo Basha kryeministër? Përparim Kabo jep mesazhin e fuqishëm

Profesor Përparim Kabo teksa u pyet nëse beson tek kryeministri aktual Edi Rama apo tek kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përgjigj se nuk beson tek asnjëri prej tyre.

“Ne kemi një problem, ne ende nuk jemi Republikë Parlamentare ne jemi Republikë qeveritare dhe ky nuk është sistem demokratik dhe nuk është në interes të njerëzve, pasi ka pushtet njëherë në katër vjet.

Duhen bankierë, financierë që e njohin mirë ekonominë. Në gjykimin tim zgjedhësi duhet të vlerësojë programin me objektiva dhe të jetë i bindur se këto objektiva do të jenë të arritshëm. Ne na duhen specialistë, na duhen diplomatë të zotët. Unë them që i kemi por duhet folur hapur me zgjedhësit, nga ata që sjellin përparim në partinë tonë kemi kaq specialistë.

Ne na duhet një klasë teknokratësh që njohin situatën teknike. Na duhen ekipe që dinë të venë në jetë objektivat e mijëvjeçarit, që dinë të venë në jetë objektivat e BE-së”, u shpreh Kabo për Top Talk.