Edi Paloka i nxjerr foton Ramës: “Ai bën biznes me mafian dhe trefishon pasuritë e…”

Si çdo prag zgjedhjesh partitë kundërshtare nisin fushatën e tyre për të tërhequr vëmendjen e popullit e për të kërkuar mbështetjen e tyre me votë. Nga ana tjetër këto fushata shoqërohen dhe me akuza të shumta dhe thumbime që katapultojnë nga njëra parti në tjetrën.

Duke qenë se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë online, edhe fushatat janë të tilla, pjesërisht. Së fundi ka qenë Edi Paloka ai i cili ka një thirrje për Edi Ramën dhe të gjithë qytetarët. Sipas tij, vjedhjet, korrupsioni, mafia, përgjimet dhe gjithcka tjetër do të largohet vetëm pasi të largohet me to Edi Rama dhe qeveria e tij.

Nënkryetari i PD-së, publikoi sot një foto të Kryeministrit ku ai shihet duke bërtitur para një mikrofoni. “Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi përmbytet… Është ai dhe vetëm ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa është të largojmë Ramën! E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shkruan Edi Paloka.