Edhe vendi ynë po përgatitet për pasaportën e vaksinimit anti-covid ku të gjithë personat e vaksinuar mund ta marrin përmes e-albania fare thjeshtë.
Pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinimit, ju mund të merrni pasaportën fare lehtë nga aplikacioni duke hyrë e duke zgjedhur shërbimin: Pasaportë vaksinimi Covid-19. Ky shërbim i mundëson të gjithë njerëzve të vaksinuar të gjenerojnë online pasaportën me kodin unik.
Ja hapat më të detajuar për të aktivizuar këtë shërbim:
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Kostot
Pa pagesë