Edhe Manjani reagon kundrejt videos së drekës së ministrave në Dubai: Justifikohet si kalama i kapur në faj Kryeministri”

Nuk ka munguar as reagimi i fortë i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani kundrejt videos virale të disa nga deputetët tani u kapën mat duke ngrënë një darkë luksioze në Dubai. Një drekë kjo e justifikuar edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Por, mesa duket Ylli nuk i hyjnë në vesh fjalët e justifikimet, ja reagimi i fortë i tij:

Pa dyshim argumenti “faturë e kripur” për kripën e Nusretit qëndron. Jo vetëm për mjedisin tonë ku varfëria është e lartë. Ku argument ishte i fortë edhe Gjermani, në janarin e vitit 2019, kur Frank Ribery u shfaq në të njëjtin restorant.

Në kushtet tona pyetjet shtohen, kur Kryeministri thotë se “darkën e paguan ftuesit me të cilët po negociojnë për investime”.

Vërtetë?!

Ç’na qenkan këto investitorë që na thërrasin në vendin e tyre dhe na paguakan darka super të shtrenjta?!

Investitorët zakonisht i fton qeveria, se ajo ka nevojë. Kjo e fundit paguan shpenzimet e mikpritjes. Ky është rregulli.

Ka edhe banka që kur duan të shesin kredi të ftojnë, por nuk të çojnë te Nusreti. Të ftojnë në bisedime, të ofrojnë dhe ushqim. Në rast suksesi eehe një restorant të mirë. Por jo si i Nusretit. Nuk na ka qëlluar ndonjë bankë e tillë deri më sot!

Pra nuk duket si histori investimesh kjo gjë. Qartësisht është punë qejfi, për të cilin paguhet sipas xhepit. Në këtë pikë nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Kujt ja mban xhepi mund të hajë edhe tek Nusreti…

Problemi fillon te justifikimet.

Justifikohet si kalama i kapur në faj Kryeministri, por nuk arrin të mbulojë dot PAPËRGJESHMËRINË e vet dhe të zyrtarëve të qeverisë së Tij.

Dakord që ua mban xhepi atë qejf, por përse duhet të shesin pordhë në publik bash në kohën kur vendi gjendet në një fatkeqsi tjetër natyrore?!

Ha mish mor qerrata, po mos shit pordhë!

Ja, këtë papërgjegjshmëri nuk e mbulojnë dot!

Po që duan dhe mandat të përjetshëm qeverisës?!!!