E vërteta e vizitës së kryeministrit Rama në Athinë (FOTO)

Ditën e sotme media e portale në vend kanë publikuar një lajm ku bëjnë me dije se në datë 15 dhe 16 shtator kryeministri Edi Rama do qëndrojë në kryeqytetin e shtetit grek ku do zhvillojë një takim me personalitete të politikës së atjeshme, përfshirë edhe kryeministrin Micotaqis. Mirëpo e vërteta e kësaj vizite në Athinë është krejt ndryshe.

Kryeministri Rama është ftuar për të marrë pjesë, mes shumë personaliteteve të tjera të politikës, kryeministra e presidentë të vendeve të ndryshme, në Konferencën e organizuar nga revista prestigjoze The Economist. Pra, kryeministri nuk do vizitojë Athinën për të diskutuar mbi çështjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, por për një arsye krejt tjetër. Më poshtë shihni agjendën.