E vërteta e lidhjes së Teas me Beartin doli sheshit, Andi merr vendimin që nuk pritej (FOTO)

Skandali i lidhjes së fshehtë të Teas me Beartin ka pushtuar gjithë mediat rozë.

Ndjekësit e programit, që kishin besuar se dashuria mes Andit dhe Teas ishte i vërtetë, reaguan të revoltuar pas kësaj ngjarje. Askush nuk e kishte menduar se dy konkurrentët që dolën pak javë më parë çift nga “Për’puthen” kishin aktruar aq bukur, duke mashtruar miliona teleshikues.

Madje për ta bërë sa më të besueshme “historinë e tyre të dashurisë”, Tea dhe Andi publikuan në rrjetet sociale foto me njëri-tjetrin para se të largoheshin nga programi. Këto foto asokohe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre, që kishin pritur prej kohësh diçka të tillë. Mirëpo pasi u zbulua se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej, ishin sërish ndjekësit ata që kërkuan që minimalisht Andi dhe Tea të fshinin këto foto nga profilet e tyre.

Andi duket se i ka dëgjuar ndjekësit dhe ka fshirë nga profili foton e vetme që kishte me Tean.