E vendos Edi Rama, ja kush do jetë Ministri i Brendshëm

Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, ndërsa vendin e tij te Bujqësia do ta zejë Milva Ikonomi.

Ky është vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili përmes Twitter shkruan:

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”.

Kjo lëvizje në qeveri vjen pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj.