E trishtë! Ndërron jetë papritur Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ish-ministrja jep lajmin

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë papritur. Mësohet se Sula është ndarë nga jeta si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila shkruan fjalët më prekëse për të ndjerin, duke theksuar se kjo është një humbje shumë e madhe.

‘Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan ministrja Kumbaro.