E thotë Ylli Manjani: Ja kush do ia japë mandatin e tretë Ramës

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama. “Si ka mundësi?! Takohet me Vuçiç e me Grekët e flet me ta gjithë nder e respekt. Mjaltë e sheqer. Ndërsa kur flet me shqiptarët lëshon helm, vrer e shkumë. Ujë me kripë”, shkruan Manjani.

Më tej avokati shton me ironi se Ramës mandatin e tretë do ja japin fqinjët.

Postimi i Manjanit:

“Si ka mundësi?!

Takohet me Vuçiç e me Grekët e flet me ta gjithë nder e respekt. Mjaltë e sheqer.

Ndërsa kur flet me shqiptarët lëshon helm, vrer e shkumë. Ujë me kripë.

Çdo jo shqiptar ka të dreja e liri. Ndërsa shqiptarëve u hiqen rregullisht atë të drejta që mezi i fituan…

Atë mandatin e tretë, besoj do ja japin fqinjët…

#vathnëveshporsytënëballë”, ka shkruar Manjani.