E s’kualifikuan nga listat për deputetë të PD, Salianji zbulon vendimin e tij të prerë që ka marrë

Pasi e s’kualifikuan nga listat për deputetë të PD, Ervin Salianji tha se ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë me PD, pavarësisht vendimeve të partisë. Salianji tha në emisionin ‘Kjo Javë’ se do japi kontributin e tij në PD sa herë të jetë e nevojshme.

Fjala e plotë:

“Unë doja të falenderoja dhe vlerësoja për pyetjen se ka njerëz që kanë interes dhe duan të dinë më shumë. Nga ana tjetër ka një qendrim shterues nga ana e PD. Unë në politikë dhe në PD kam marrë pjesë kur kemi qenë në opozitë. Kam sakrifikuar dhe jam përplasur ballazi me qeverinë. Aty kam qenë, jam dhe do jem. Do jap kontributin tim në PD. Interesi primar për mua është të shkojmë përpara dhe të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar.

Kam arritur të fitoj një profil që politikën e shoh si pasion dhe mision, jo profesion për të përfituar. Aktiviteti im politik në këto vite ka qenë pranë qytetarëve. Kam qenë në një opozitë që ka riskuar për qytetarët.

Unë politikën e kam pasion. Do jem me PD në çdo rast. Vendimarrja është e qartë, e përcaktuar dhe e thënë qartazi nga deklaratat zyrtare. Nuk i vë flakën për interesin personal mundit të mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar gjithë këto vite”.