E quajti Gaz Pajën aktor të mbivlerësuar, Veleshnja sqaron deklaratën

Rezart Veleshnja gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, u pyet se kush sipas tij është aktori më i mbivlerësuar. Rezarti tha emrin e Gaz Pajës, deklaratë e cila menjëherë bëri xhiron e mediave.

“Për mua Gaz Paja ngaqë është pjesë e politikës. E mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pisët dhe kërkon ta pastrojë emrin e saj me figura të artit, të cilët kanë emra të pastër. Dhe në kohën që na duhet, kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Le të marrim Gazin. Në këtë rast edhe e mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë”, tha Rezarti.

Por sot përmes një postimi në Instastory, Rezarti tregon se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Mbivlerësim nuk do të thotë monetar apo artistik! Unë e kuptoj që ju ushqeheni me lajme që i riprodhoni si të doni vetë, por ajo që thashë për Gazin s’është as partiake dhe as monetare! Sa mirë një pjesë e shoqërisë intelektuale e ka kuptuar siç ishte! Gaz Paja lëri të delirojnë!”, shkruan Rezi.