E pyeti pse hyri në PD por Eni Vasili mori përgjigjen që nuk i pëlqeu aspak

përfshirjen e tij në Partinë Demokratike. Ai tha se ishte kauza e Teatrit që e bëri të mendonte se demokracia e Shqipërisë ishte në rrezik.

“ Vendosa për shumë arsye, nuk kam pas asnjë joshje nga Basha, kane qenë njerëzit që na kanë mbështetur në kauzën e Teatrit, ata më kanë propozuar, duke parë dhe se si problemet te Teatri nuk ishte vetëm cështje muresh por dhe demokracie në vendin tonë.

Duhej ta respektoja këtë vullnet. Duke parë se si kanë shkuar gjërat, mendova se është momenti i duhur për ta çuar deri në fund këtë kauzë për të dhënë një gjë ndryshe, ka të bëjë me qytetarinë shqiptare.

Ne të gjithë jemi të përdorur nga politika, patjetër,” tha Budina në Open, ku kjo përgjigje nuk i pëlqeu Eni Vasilit.

Pjesë nga biseda:

Robert Budina: Ne të gjithë jemi të përdorur nga politika, patjetër.

Eni Vasili: Si? Jeni përdorur?

Robert Budina: Po, të gjithë përdorim njëri-tjetrin…ju mua, unë ju..

Eni Vasili: Po flasim për politikën dhe artistët…është tjetër gjë kjo.