E pranon Rama: Shqipëria ka rezervuar vaksinën anti-COVID

“Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë.” Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot se Shqipëria ka bërë rezervim të vaksinës kundër Covid-19, por nuk dha asnjë të dhënë se për cilën.

Duke komentuar dhe zërat se vaksina kundër virusit do ketë çipe, apo teoritë e tjera konspirative që po qarkullojnë, Rama tha se këto janë deklarata të një fantazie të çmendur. “Kemi rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektet e gripit të stinës se mesa edhe unë që jam komplet jashtë kësaj fushe kam mësuar si të tjerët që një trup më vunerabël e merr goditjen më të fortë, vunerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm Covidin.

Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë. E kjo është histori më vete që do e shohim si do vijojë, pa llogaritur këta që flasin për cipa që do ju fusin në trup që janë pjesë e një fantazie të cmendur”.