E papritur nga Micotaqis: Ja kur do shkojmë në Hagë për detin me Shqipërinë

Kryeministri grek, Qiriakos Micotaqis ka deklaruar në Parlament se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, pasi shteti helen të ketë zgjeruar me 12 milje kufirin detar.

“Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gjykatës të së Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjedhurar kufirin detar me 12 milje”, ka deklaruar Micotaqis.

Fakti se të dyja shtetet do t’i drejtohen Hagës pasi Greqia të jetë zgjeruar me 12 milje në Detin Jon u përsërit disa herë nga kryeministri grek në fjalën që mbajti në Parlamentin grek.

Kjo nënkupton se të dyja vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje para se të shkojnë në Hagë, që sipas kryeministrit grek, do të njohë zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Javën e kaluar kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaruan në një konferencë për shtyp në Tiranë se dy shtetet kanë rënë dakord që t’i drejtohen institucioneve ndërkombëtare për çështjen e detit.

“Zgjidhja e kësaj divergjence do të jetë e dobishme për të dyja vendet. Zgjidhja do të këtë si bazë marrëveshjen e OKB, që të dyja vendet kemi nënshkruar. Jam shumë i lumtur të përsëris atë që kryeministri sapo tha, se duke e analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord që së bashku ta kalojmë këtë çështje në gjykatën e Hagës”, tha ministri i Jashtëm grek. /Opinion.al