E papritur! KQZ i kërkon partive politike të ndalojnë fushatat, çfarë ka ndodhur?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim zyrtar krejt të papritur sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit. Në të shkruhet se nisja e fushatës kaq herët nga partitë konkurruese është një hap i gabibuar.

Shtohej se ky veprim bie në kundërshtim me kodin penal pasi në të vërtetë fushatat elektorale qofshin online apo jo duhet të nisin jo më herët se 30 ditë para datës së zgjedhje.

“Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cënohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.” -shkruhej ndër të tjera në këtë njoftim.