E papritur, Gjiknuri i kethet me lavde dhe komplimenta Taulant Ballës, çfarë ka ndodhur mes tyre?

Pak ditë më parë, pas bërjes publike të lajmit se Taulant Balla nuk do të jetë më në drejtim të qarkut të Elbasanit pati pakënaqësi të shumta.

Në vend të tij u vendos Damian Gjiknuri të cilin Balla duket se ka vendosur që të mos e komentojë aspak. Ama ky i pari ka habitur të gjithë me një postim në rrjetet sociale.

Gjiknuri ka shkruar me lavde dhe komplimenta ndaj punës që Taulant Balla ka bërë për Elbasanin, duke e vlerësuar atë maksimalisht.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë së bashku në punë e përkushtim maksimal.

Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës.

Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”- shkruan Gjiknuri