E papritur! Astrit Patozi dhe Jozefina Topallin bëjnë lëvizjen e rëndësishme për zgjedhjet e 25 Prillit

Dy ish zyrtarët e lartë demokratë, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli do të bashkohen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike ka deklaruar për Fax News se po diskuton që të futet në zgjedhje bashkë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që drejtohet nga Jozefina Topalli.

Gjatë fjalës së tij Patozi tha se me Topallin është në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të kenë një qëndrim të përbashkët për sa i përket kauzës, por edhe të një liste ku të jenë përfaqësues të disa forcave politike.

“Me Topallin jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të kemi një qëndrim të përbashkët për sa i përket edhe interpretimit të kauzës së përbashkët që kemi por edhe të një liste ku të jenë përfaqësues të disa forcave politike dhe shumë shpejt do të keni lajmin për këtë çështje. Janë pjesë e komunikimit tonë dhe komunikojmë me gjithkënd që mendon se Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re të ndryshme nga dy blloqet e vjetra politike.“, tha Patozi.