E papritur! Arbitri ndërpret derbin mes Partizanit dhe Tiranës në minutën e parë. Ja ç’po ndodh

Pas vetëm 1 minute lojë menjëherë ndërpritet ndeshja për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushën e blertë. Të dy tifozeritë hedhin fishekzjarrë dhe kapitenët e skuadrave flasin me mbështetësit përkatës që situata të qetësohet.

Pas rreth 5 minutash ndërprerje, ndeshja më në fund rifillon nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

Stadiumi “Air Albania” pret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.