“E pabesueshme Rama në Bjellorusi”, gazetari i Bild bën reagimin e papritur për kryeministrin

Për gazetarin e Bild, Peter Tiede, është e pabesueshme që Edi Rama ka tentuar të nisë bisedime me autokratin bjellorus Aleksandër Lukashenko, si përfaqësues i OSBE-së.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se:

‘Nuk është shaka Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në. As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë, ose stuhi rëre”.

Kujtojmë se Tiede i njohur në vendin tonë si publikuesi i përgjimeve të famshme të BILD, u përball me sulmet e kryeministrit shqiptar, që më pas hoqi dorë edhe nga padia, nuk i kursen thumbat për Ramën.