E pabesueshme, por e vërtetë/ Nuk pranoi t’i nënshtrohej operacionit, vajza shqiptare zbulon si u shërua nga kanceri

Historia e Ada Komanit fillon para 6-vitesh kur u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës, doktori i tha ta operonte, por Ada bërë valixhen dhe iku në Indi. Iu përkushtuar jogës, meditimit, shërim energjik, ayurvedes dhe frymëmarrjes specifike.

Në këtë mënyrë ka shëruar veten e saj. Tani prej 1 viti e gjysmë nuk ka asnjë shqetësim por eksperiencën e fituar në Indi sot e ka profesion. Ditën e sotme Ada ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku rrëfeu historinë e saj.

“Isha në Norvegji kur mora vesh se isha e sëmurë. Nuk pranova që të operohesha pasi kjo mund të rikthehej. Vendosa që të shkoj në Indi dhe i thashë vetes do ja dalësh. Nuk ishte gjithmonë aq e lehtë, është shumë e vështirë”, tha ajo.

Ada tregoi se e motra ishte dakord me vendimin e saj pasi ka të njëjtin perceptim si ajo. Ndërsa prindërit që jetojnë në Shqipëri u stresuan pak, por ishte ajo që do zgjidhte dhe ranë dakord me vendimin e saj. Komani shprehet se fillimisht është marrë vetëm me meditim dhe joga, pasi vetëm ato dinte. Por këto nuk mjaftonin, e si pasojë ka marrë shumë mësime të tjera.

“Unë nisa me meditim dhe joga se vetëm atë dija. Por kjo nuk mjaftonte, nisa të mësoj sherimin energjik. Një person në Indi më mësoi se si të veproja. Mësova terapinë specifike të jogës, jo vetëm për sëmundjen time, por edhe për sëmundjet e tjera. Joga e gjumit, mora ilaç popullor indian”, tha Ada.

Ajo u shpreh se kjo mënyrë do shumë kohë dhe vullnet. “Mësova mjekësinë indianë, u mora me veten time. Doja edhe unë të bindesha. Me fuqinë e mendjes njeriu mund të shërohet”, tha Ada, e cila tani ka klasa të ndryshme për joga, meditim dhe shërim energjik në Shqipëri.