E pabesueshme, pas “Për’puthen”, Melisa nis karrierën si…

Ajo ishte një ndër konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen” e cila krijoi një personazh të vetin, të drejtpërdrejtë pa frikë nga sfidat. Bëhet fjalë për Melisën e cila papritur vendosi të largohej nga ky spektakël pasi nuk po përballonte më presionin.

Megjithatë, edhe jashtë Për’Puthen, gjërat duken se po ecin mjaft mirë për Melisën. Bukuroshja ka zbuluar se po bëhet gati t’i hyjë tregut muzikor dhe menjëherë pas daljes ka gati këngën e saj të parë që quhet “U Kry”.

E kush e dinte që Melisa ka pasion këngën? Sa për kërcinim të gjithë e dinin se ajo ishte mjaft e talentuar. Kënga e saj e parë vjen së shpejti madje do të ketë edhe një klip.