“E pabesueshme kjo që ka bërë Basha”, Bashkia e Tiranës zbulon skandalin e PD-së

Bashkia e Tiranës në një reagim publik ka akuzuar Partinë Demokratike se ka marrë një aktore për të ‘luajtur rolin’ e një gruaje të prekur nga tërmeti së cilës nuk i kishte ardhur në ndihmë pushtetit vendor.

” Pas gjashtë blofeve lidhur me denoncimet për pagesat e dëmshpërblimeve, PD ka shkuar edhe më tej duke marrë njerëz qe të aktrojnë e duke u kthyer vetë në një fabrikë fake neës-esh. , spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit. Por në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Një fakt të tillë e pranon edhe zonja që aktroi përkrah Ina Zhupës. Bashkia e Tiranës thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake neës-esh alla “Babale”. “Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.

Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë.