E kujtoni këtë aktore të “Njerëz dhe Fate”? Ja ku është ajo tani…

Sigurisht që “Njerëz dhe Fate” ka qenë një ndër serialet më të famshëm shqiptar të fillim viteve 2000 që goxhdoi publikun para ekranit.

Të kishe një rol në këtë serial ishte si një bingo për karrierën e aktorëve dhe disa prej tyre që pas përfundimit të serialit patën sukses të jashtëzakonshëm me role të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi kanë dalë në sipërfaqe disa foto të një prej aktoreve që ka luajtur një rol negativ por të komentuar pa masë në kohë, për Didin. Ky rol i luajtur nga aktorja Kosovare, Arta Muçaj e cila tani ndodhet në Australi.

Kohë pas serialit “Njerëz dhe Fate”, Arta u shpërngul në Australi ku ende vazhdon karrierën e saj si aktore edhe pas më shumë se 1 dekade.