“E keqja harrohet shpejt”, kryeministri Rama nxjerr pamjet dhe thumbon opozitën

Përmbytjet në vend kanë qenë mjaft shqetësuese për banorët, në veri dhe në jug të vendit.

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga Fieri të disa viteve më parë dhe situatën që është sot me përballimin e përmbytjeve.

Kreu i qeverisë bën krahasimin me opozitën e sotme, që asokohe ka qenë në pushtet.

Arteria e Gjanicës në zemrën e Fierit nën të njëjtën sasi rreshjesh, në të djeshmen e para ca vitesh dhe sot paradite, duket mu si Shqipëria dje e sot; ajo dje një qamet deri para 7 vjetësh, që shumëkush e ka harruar, kjo sot një punë e mirë që duhet bitisur edhe më mirë!
E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund asnjëherë
#PunëJoGjumë