‘E keni uruar Topallin për partinë e re?’, ja si i përgjigjet Berisha gazetares

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thënë se krijimi i partive të reja janë në të mirë të demokracisë dhe se secili ka të drejtë të zgjidhet. Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa, Berisha tha se nuk ka komunikuar me Jozefina Topallin për partinë e re, por ata flasin dhe komunikojnë për çështje dhe probleme të tjera.

Më tej, i pyetur se çfarë përgjigje ka për ata që thonë se duhet të heqë dorë nga politika, Berisha tha se do e bëjë këtë në orën kur të ndihet krejtësisht i pamundur për të qenë aktiv në politikë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Sa e dëmton krijimi i paritsë së Jozefina Topallit PD dhe opozitën?

Berisha: PD do të fitojë zgjedhjet bindshëm. Përsa i përket vendimit të znj.Topalli dhe kujdo tjetër, është ushtrim i të drejtës themelore politike të çdo shqiptari për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në vitin 90’ ishte diktaturë, vetëm PPSH dhe asgjë tjetër. Unë kam shkruajtur atëherë thelbi i lirisë dhe demokracisë është zgjedhja.

Pyetje: Topalli ka lëshuar akuza të forta ndaj Bashës duke e grupuar me Ramën dhe Metën, dhe tha se Rama mundet vetëm po iku Basha, çfarë mendoni ju?

Berisha: Topalli dhe cilido është i lirë të bëjë grupime dhe kalsifikime, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores.

Pyetje: Ju vetë keni komunikuar me Topallin në lidhje me këtë nismë?

Berisha: Unë nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me këtë projekt politik, por bisedoj me të për probleme të tjera. Unë nuk prish miqësinë time me asnjë që kam lënë në 2013.

Pyetje: Ka shumë figura që kanë lënë PD dhe kanë marrë nismë të tillë, a mendoni se është koha për një bashkim dhe a do të ndodhë?

Berisha: Koha për t’u bashkuar në bazë programi është gjithmonë një opsion real. Por se çfarë do të ndodhë nuk e di, jam tërësisht i çliruar nga çdo funskion në PD.

Pyetje: Çfarë përgjgije keni për ata që thonë se ju duhet të largoheni nga politika?

Berisha: Unë i respektoj, mendimin e çdonjerit, por mendoj se unë karrierën e kam mbyllur në 2013. Do e lë politikën në orën që do ndihem në pamundësinë e plotë.

Pyetje: Ku do kandidoni si deputet?

Berisha: Sapo ta vendos do ta bëj publike. Sepse nuk e vendos vetëm unë, vendoset dhe nga udhëheqja e partisë.