“E ka uruar Berisha për krijimin e forcës së re politike?”, habit me përgjigjen Jozefina Topalli

Ish- kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka deklaruar se ka komunikuar vazhdimisht me ish- kryeministrin Sali Berisha, por që nuk e ka uruar për partinë e re. E pyetur nëse e ka uruar Berisha për krijimin e forcës së re politike, lëvizjes së re në vend, Berisha tha:

“Unë kam një komunikim të vazhdueshëm me zotin Berisha, por jo për çështjen e iniciativave që janë në mendjen dhe në shpirtin tim prej kohësh.

Ka përgjegjësi zoti Berisha për atë se çfarë po ndodh sot në PD, duke qenë lideri historik i saj dhe në njëfarë mënyre, nuk është gjë e fshehtë nëse themi se zoti Basha ishte i preferuari i tij për të qenë në krye të asaj force politike?

Një njeri që ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nuk mund të mbajë përgjegjësinë e pasuesit”, tha ajo për Report Tv.