“E ka bërë të qartë”, ministri tregon partinë që Rama e sheh si kundërshtare të vërtetë

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është shprehur se kryeministri Edi Rama sheh kundërshtare te vërtet të mazhorancës, PD-në.

“Në gjykimin tim unë si e kam lexuar kryeministrin edhe në dalje publike ai ka qenë i qartë dhe e ka thënë edhe shprehimisht se ne sigurisht kemi kundërshtarë PD. PD e ka thënë, se është një parit e madhe, e dyta më e madhe, dhe është kundërshtari. Madje ai i ka bërë thirrje botuesve të PD se nuk duhet të bien viktime e lojrave politike që bëhen midis partive sepse nuk duhet të bëhen viktimë e një partie tjetër politike. Rama e ka thënë qartë që PD është kundërshtari jonë i vërtet dhe ai gjenuini. Me lojëra politike përfitojnë dhe parti të vogla dhe për fat të keq nuk e kanë përmirësuar qeverisjen por e kanë përkeqësuar”, tha ai për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.