E infektuar me COVID-19, në gjendje të rëndë shëndetësore ish-kryeministrja e Ukrainës

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar pozitive me COVID-19, lajm që u bë i ditur nga sekretari i saj për shtyp. Ai njoftoi po ashti se Timoshenko është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se po ashtu të infektuar kanë rezultuar edhe burri dhe vajza e saj.

Timoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas dhe drejtuesja e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit. Ajo bashkë-drejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës.