E bujshme! Pas Bashës, largohet nga “Portokallia” edhe Indrit Çobani, ja kush është emri i njohur i televizionit shqiptar që e zëvendëson

Zhvillime të reja në merkaton dimërore të televizioneve. Drejtuesi dhe autori i Fiks Fare, Filip Çakuli kalon këtë sezon në drejtimin e Portokalli. Çakuli do të zëvendësojë në Portokalli regjisorin Indrit Çobani, i cili edhe pse pati një sezon të shkëlqyer në Top Channel, nuk mundi dot ta vazhdonte për shkak të impenjimeve të shumta në Teatrin Kombëtar.

Vendin e tij do ta zerë “veterani” Filip Çakuli, i cili krahas “Fiks Fare” do të merret edhe me premierën e të dielave. Në ndihmë të tij do të jetë edhe Denisa Haxhiaj, një bashkëpunëtore e ngushtë e Çakulit në Fiks.