Dyshimet për efektivitetin e vaksinës anti-Covid, Manjani tregon çfarë i pret njerëzit sapo ajo të dalë në shitje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se duhen lënë mënjanë teoritë konspirative lidhur me efektivitetin e vaksinën kundër koronavirusit. Manjani shton se sapo vaksina të dalë në shitje njerëzit do rrinë në radhë rraskapitëse për ta blerë.

Postimi i Manjanit

Ky muhabeti konspirativ (jo vetëm shqiptar) që “vaksina anti COVID duhet refuzuar”, do shuhet menjëherë sapo vaksina të ketë dalë dhe njerëzia rë rrinë në rradhë rraskapitëse për ta gjetur, blerë e bërë.

Për momentin është temë kot, sepse vaksina nuk është prezente në treg.

E vërteta është që ka një mosbesim paraprak të lartë në shkallë botërore për vaksinën (sipas BBC), por kjo duket se nuk vjen si reagim shkencor. Vjen si reagim demokratik (përfshi edhe suksesin e teorive konspirative) i njerëzve ndaj qeverive në mbarë botën që ja futën pordhës me vendime paniku dhe populiste.

Vaksina e sigurtë do jetë produkt i shkencës, si të gjitha vaksinat e tjera. Kundërshtimi i saj pranohet vetëm nga studime dhe analiza shkencore dhe jo nga politikanë e konspiracionistë hipokondriakë.

Sa më pak të përzihen politikanët (përfshi dhe konspiracionistët) në këtë gjë aq më e besueshme do jetë.

Sidoqoftë, dalja e një vaksine të sigurtë do rrisë ndjeshëm sigurinë publike globalisht.

COVIDiotësia nuk ndihmon për asgjë.