‘Dy miq më mbetën në jetë, Edi Rama dhe..’, rrëfimi prekës i Albert Carës që humbi familjen nga tërmeti (VIDEO)

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, në nëj video për ERTV ka bërë një rrëfim të dhimbshëm.

Ai tashmë banon në Kamëz, në një apartament të cilin ia ka dhuruar qeveria shqiptare, ndërsa ka shprehur falenderimin e tij për qeverinë dhe ndihmën që mori për t’u kuruar jashtë shtetit.

Albert Cara thotë që në jetë i kanë mbeturvetëm dy miq. I pari është kryeministri Rama, i cili e ka përcjellë deri në Rinas kur Cara u nis për kurim në Itali.

I dyti është njeriu që po i ndërton varret e fëmijëve, të cilin e konsideron mik shtëpie, mik buke e mik me shpirt.

“Dy miq kam në këtë jetë. I pari është kryeministri Edi Rama, i cili më ka përcjellë në Rinas, për kurim në Itali. Më ka puthur në ballë dhe më tha Zoti do ta bëjë më mirë. Dhe për tre muaj rresht ai mbajti kontakte me mjekët e mi atje. I dyti është njeriu që po më ndërton va rret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt”, thotë Alberti.