Dy infektime VIP në politikën shqiptare: COVID-i, një “pëllëmbë larg” Monika Kryemadhit

Dy të infektuar VIP në politikën shqiptare: një nga PS e tjetri nga LSI. Eshtë Damian Gjiknuri ai që ka lajmëruar infektimin, por, siç thotë dhe vetë, me simptoma të lehta.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet!”, – shkruan Gjiknuri.

Tjetri është një personazh jo i zkaonshëm, pasi është dhe mjek, por njëherësh ndër më të zhurmshmit ndaj qeverisë, sidomos për COVID-in: Petrit Vasili. Dhe s’po e kalon lehtë, pasi është shtruar në reanimacion.

Kujtojmë se Kryemadhi, e afërta e Vasilit në parti e jetën politike, nuk pranon të mbajë maskë, pasi e konsideron COVID-in një konspiracion.

E nga ana tjetër, ditë më parë do deklaronte se LSI-në nuk e zë korona, pasi ka imunitet.