Duka kandidat në Durrës, Dashamir Shehi bën deklaratën e papritur

Partia e parë që duket se e ka mbyllur marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike është Partia Agrare Ambientaliste (PAA).

Me aleatët është negociuar individualisht, ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se më e rëndësishme se ky proces, është alternativa që do ti ofrohet qytetarëve.

Deklarata e Dashamir Shehut:

“Më të rëndësishme nga të gjitha quaj tezat politike të cilat do t’u ofrojmë qytetarëve. Kjo punë e deputetëve, sa janë, si do të jenë, unë them që i ka ardhur fundi”, tha Shehi për Ora News.