Duka habit me deklaratën: Në Durrës fitojmë 8 mandate, ja sa merr Partia Socialiste

Teksa nesër është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ende nuk ka formalizuar bashkëpunimin me forcat aleate.

Kreu i PAA, Agron Duka thotë se ai do të kandidojë në Durrës duke pasur një vend fitues ndërsa partia e tij do të ketë kandidatë në të gjithë vendin.

Duka thotë se ka rreth një muaj që ka nisur takimet elektorale në këtë qark dhe sipas tij vihet re një situatë e qetë në krahasim me vitin 2017, ku kishte persona të inkriminuar të përfshirë në fushatë.

“Ka një stepje dhe kjo na jep shpresë që të kemi të paktën një rezultat real dhe jo të stisur nga vjedhjet”, tha kreu i PAA-së.

Duke bërë një parashikim se si do të jetë rezultati në Durrës, Agron Duka tha se pret që opozita të marrë 8 mandate ndërsa mazhoranca 6.