Drejt martesës me deputetin kosovar? Reagon për herë të parë Adrola Dushi (FOTO)

Një foto e Adrola Dushit me Capital T bëri bujë sot në rrjetet sociale, pasi dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mbi 100 mijë vetë për të mos folur për mijëra komentet që kanë shpërthyer në profilin e reperit.

Kjo foto erdhi menjëherë pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova, shkruan IconStyle.

Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës.

Dhe tani që u siguruam që Adrola nuk është në një lidhje me Albin Gashin, le të shijojmë foton e ëmbël me Capital T.

Një pjesë e mirë e fansave dëshirojnë t’i shohin bashkë, por ka shumë nga ata që mendojnë se janë thjesht shokë! Nuk e dimë nëse po kurdisin ndonjë projekt ata të dy, por marrëdhënia e tyre shoqërore është parë edhe në ditëlindjen e modeles, ku Capital T ishte i pranishëm!

E pyetur për Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë!

Dyshja ia arriti qëllimit sot që të mbushë kryetitujt e mediave, por për më tepër informacion, me sa duket do t’ia lëmë kohës ta tregojë!

Foto: