Drejt finalizimit të projektit të madh, Edi Rama mbledh zyrtarët dhe jep lajmin e mirë

Edi Rama është drejt finalizimit të projektit apo thënë ndryshe programit “Shqipëria 30” dhe për këtë ka bërë një mbledhje me zyrtarë të kabinetit të tij.

Kreu i shtetit ka mbledhur Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Rama ka njoftuar se hapat janë pozitivë dhe e ardhmja shihet e ndritur. Ama, këto risi do të vihen në zbatim nëse ai fiton zgjedhjet e 25 prillit.

“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025”,- shkruan Rama bashkëngjitur fotos.