Donald Trump në zi, jep lajmin e hidhur të vdekjes së vëllait të tij: Të dua shumë, do mbetesh gjithmonë…

Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vëllait të tij. Robert Trump, vëllai më i vogël i Presidentit të SHBA-së ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, pasi kohët e fundit qëndroi në spital në Neë York.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”, tha Donald Trump, në një deklaratë të shtunën.

Mediat raportuan se Robert Trump ishte në gjendje të rëndë në spital, por nuk u dha informacion nëse vuante nga ndonjë sëmundje.