Doli pas orës 20:00, djalit të Aleksandër Meksi i ndodh e papritura

Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, është gjobitur mbrëmjen e të enjtes për thyerje të rregullave anti-Covid. Lajmin e bën me dije vetë i riu, i cili shkruan në Facebook duke bërë ironi se i kishte mbaruar letra higjenike dhe kishte dalë se mos i jepte ndonjëri, por në vend të kësaj mori letrën e gjobës.

“Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres

pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00 ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat “, shkruan ai.