Dolën zbuluar pasi u publikuan fotot intime të Teas me një tjetër konkurrent, godet Andi i ‘Përputhen’: Më detyruan të dal çift, kam tentuar të flas por

Disa foto intime të Teas dhe Beartit, konkurentëve të “Përputhen”, kanë bërë bujë të madhe dje në rrjet, pasi Tea ka dalë nga ai emision në një lidhje me konkurrentin tjetër, Andin.

Ende nuk ka një reagim nga Tea dhe Bearti, por ai që ka vendosur të thyejë heshtjen është Andi, me deklaratën e tij që bie si një bombë mbi këtë spektakël.

Në një postim në Instastory, Andi thotë se e kanë detyruar të rikthehet në program dhe të dalë që aty si çift me Tean, ndërsa shton se ka patur frikë të fliste për shkak të kontratave që ka firmosur.

Ju kërkoj ndjesë të gjithëvë, kam tentuar shumë herë të flas, ama ato kontrata e letra janë shumë të frikshme. Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur në emision, kam dashur të largohem prej kohësh prej andej, ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave! Më është kërkuar të rikthehem në emision dhe të dal se s’bën çift me Tean”, shkruan ndër të tjera Andi.