Doktor Pipero zbulon kurat natyrale për të trajtuar koronavirusin

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar disa hapa që na ndihmojnë për ta kaluar sa më lehtë koronavirusin.

Ajo që sugjeron mjeku janë: Ndenja për një farë kohe në diell për të marrë vitaminë D, ecja në ajër të pastër, ushqimi i mirë si dhe gjumi.

Po ashtu, këshillon Pipero, e mira do ishte që të pini sa më shumë ujë.

“…Ata që janë pozitivë, duhet të bëjnë sa më shumë gjumë, e të rrinë sa më të qetë. Në vend që të shpërthejnë enzimat me efekt negativ, të shpërthejnë ato me efekt pozitiv.”

Kurse, i pyetur nëse mund të rekomandohen qetësues për ata që kalojnë gjendje ankthi apo stresi, Pipero këshilloi për cajra me efekt qetësues apo barna me bazë bimore.

“Mund të bëjnë një çaj, një qetësues, një substancë nga ato bimoret që sjellin gjumë.”

Ndërsa, për ata që e kanë kaluar koronavirusin, Pipero thekson: “Ata duhet t’i thotë vetes që kanë kaluar një beteje jo të lehtë. Kjo s’do të thotë, se për 2-3 javë mund të mos shfaqet sëmundja prapë. Ende nuk e dimë sa të mbrojtur jemi. Kam dy raste, që janë infektuar dy herë. Herën e dytë pa shenja. Kujdesi vlen për të gjithë”, tha ai për abc news.