“Do vuash kur të mos më kesh mua”, gazetari i jep përgjigjen epike kryeministrit Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se edhe vetë maskën nuk e duron dot, pasi ka një problem të vjetër me astmën. Ndërkohë ai me ironi i ka thënë gazetarit Armand Shkullaku se do të vuajë kur ai të mos jetë më, por edhe gazetari ia ktheu menjëherë: “Larg qoftë!

Rama: Unë personalisht maskën e kam tmerr. Kam edhe atë problemin tim me astmën e vjetër që nëse nuk marr frymë normalisht më hapen probleme. Por unë nuk i futem këtyre problemeve fare. E ke pasion të merresh me mua. Do vuash një boshllëk të madh kur të mos më kesh mua.

Shkullaku: Larg qoftë!