Do t’i ndodhte një e keqe e madhe, Nano tregon prapaskenat e frikshme të qeverisjes së Ramës

Edhe pse ka disa kohë që i kemi lënë pas zgjedhjet e 25 prillit, ende përflitet se çfarë mund t’i ndodhte Edi Ramës nëse nuk do të kishte marrë mandatin e tretë.

Gazetari Mustafa Nano tregoi se ai do të shënonte liderin e parë në histori që nuk regjistroi asnjë hap në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Qeveria mban gjithmonë përgjegjësi sepse nuk kemi kujt ti kërkojmë tjetër llogari për çeljen e negociatave. Nëse Rama nuk do të fitonte zgjedhjet do hynte në histori sepse në 8 vite qeverisje procedurat e anëtarësimit ngecën. Nëse do të binte nga pushteti do regjistrohej në histori si njeriu që nuk regjistroi asnjë hap në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fitorja e këtyre zgjedhjeve ishte edhe fat”, tha Nano për MCNTv.