‘Do të sjellë një goditjen e madhe’, Ngjela del me paralajmërimin e fortë çfarë do ndodhë në Shqipëri pas fitores së Albin Kurtit në zgjedhje

Avokati Spartak Ngjela përmes një postimi në Facebook ka komentar situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij ende nuk dihet kush do jetë kryeministër, por mbarëvajtja demokratike në Kosovë e zgjedhjeve do sjellë një ndryshim edhe në Shqipëri.

Postimi:

Kosova me qeverinë e re që do të formohet, mund ta shtyjë shumë opinionin publik shqiptar drejt antikorrupsionin dhe drejt një patriotizmi të ri, më cilësor dhe më funksional.
Por kush pritet të jetë kryeministri i ri i Kosovës?
Kjo ende nuk dihet.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo:
Kush ka qenë individi më i votuar në listën fituese?
Sigurisht që kjo do të japë favoritin kryesor për të drejtuar qeverinë e re.
Dhe duhet të theksojmë që kjo është në fakt filozofia e demokracisë perëndimore, sepse demokraci don të thotë numur votash, dhe në shtet drejton ai i cili ka marrë me shumë vota, sepse ka besimin maksimal të shoqërisë se vet.
Prandaj duhet të presim që të certifikohen numurimet emërore të votave.
Në anën tjetër, Kosova bëri një sfidë me listat e saj të hapura, në një kohë kur gjendja elektorale në Shqipëri, me lista të mbyllura, ende po flet për një rudiment historik në urrejtje kundër demokracisë.
Gjithsesi, mbarëvajtja demokratike në Kosovë, në funksion të zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të sjellë patjetër një goditje pozitive në opinionin publik shqiptar në Shqipëri.