Do të rikthehet ‘Big Brother Albania’? Arbana Osmani i fut të gjithë në dyshime me përgjigjen e saj

Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram e disa prej tyre e pyesnin për pritjen e ëmbël e të tjerë për projektet televizive.

E pyetur se cilin program do të bënte nëse do i duhej të zgjidhte, “Big Brotherin” apo “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana u përgjigj se në kushtet e pandemisë, do që t’i rikthehet “Big Brotherit”.