Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë këtë mëngjes. Rama ka bërë me dije se do të nisë së shpejti ndërtimi i Portit të Ri të tregtisë e të peshkimit në Vlorë.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES, dhe me projektin e lajmëruar më parë, për Portin e Ri të tregtisë e të peshkimit në Vlorë, që do të nisë së shpejti nga ndërtimi paralelisht me Portin e Ri Turistik, i cili do të ndërtohet tek porti i vjetër i Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë.