Do kandidojë përballë Edi Ramës në të njëjtin qark? Basha tregon çfarë ka në plan PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pyetur nëse do të kandidojë në të njëjtin qark me kryeministrin Edi Rama, Basha nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se as e mohon e as e pohon.

“Nuk mund as ta mohoj as ta pohoj, se e para punës nuk e di se ai e ndryshon njëherë thotë jam në Durrës, pastaj thotë jam në Vlorë, por nuk më intereso kjo mua se un nuk e shoh këtë si një përballje personale. Lista jonë, ekipi ynë ka për të marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe në një kohë shumë të vështirë dhe çdo vendim do të merret në funksion të peshës dhe përgjegjësisë që do të marrin para shqiptarëve se sa për Ramën e konsideroj të mbaruar kapitullin e tij dhe sfida e vërtetë e imja dhe Partisë Demokratike është ndryshimi që do sjellim dhe mënyra për ta sjellë këtë ndryshim në një kohë kaq të vështirë për vendin”, u shpreh ai.