Do jetë Sali Berisha në grupin parlamentar nëse zgjidhet kryetar? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme që të komentojë vendimin e DASH, për shpalljen ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nwse Berisha do ishte pjesë e grupit parlamentar nëse zgjidhej në krye të PD, Shehaj e konfirmoi diçka të tillë.

Pjesa nga biseda:

Blendi Fevziu: Cili është qëndrimin për vendimin e DASH për ndalimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës?

Agron Shehaj: Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje.

Rakipllari: Berisha do të jetë në grupin parlamentar?

Agron Shehaj: Absolutisht, po